Kapet shqiptari i dënuar për drogë, 5 vjet biznesmen me identitet fals
Edhe pse kërkohej nga drejtësia italiane që prej vitit 2004 për trafik droge, një 35-vjeçar nga qyteti i Durrësit, pasi ka ndryshuar plotësisht identitetin në vendlindje, është rikthyer "në vendin e krimit" këtë radhë si biznesmen. Kështu, dje nga mediat italiane është mësuar se është arrestuar nga karabinierët italianë një shqiptar që kërkohej për drogë dhe që për 5 vjet kishte jetuar i lirë në tokën italiane falë ndërrimit të identitetit në Shqipëri. Karabinierët e Trevilios në bashkëpunim me kolegët e Venetas, në provincën e Veronës mundën të arrestojnë dje në mëngjes në Zimella, një qytezë kjo e Veronas, pas 5 vjet kërkimesh shtetasin shqiptar S.A, 35 vjeç, nga qyteti i Durrësit.
35-vjecari u dënua në vitin 2004 me 4 vjet e 11 muaj burg për veprën penale të trafikut të drogës, pasi në momentin që u arrestua iu gjet 2 kg kokainë e pastër. Por ndërsa dënimi i parë iu reduktua nga drejtësia e vendit fqinj në 1 vit e 11 muaj burg edhe këtë në arrest shtëpie, ai mundi të arratisej duke humbur gjurmët. Mësohet se 35-vjeçari mundi të kthehet në Shqipëri dhe të ndërrojë identitetin e tij duke e kthyer në S.K.