Humbet drejtimin e mjetit, plagos dy femra në makinë
Sipas njoftimeve zyrtare të sjella nda Drejtoria e Policisë së kryeqytetit, pardje është arrestuar në flagrancë shtetasi Valter Halim Zallini, 24 vjeç banues në Tiranë. Po sipas këtyre burimeve, prangosja e tij u krye pasi i riu në aksin rrugor Shkozë, duke drejtuar me shpejtësi të madhe automjetin tip "Benz 190", me targë Tr.6509 E, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me makinën tip "Fiat", e cila drejtohej nga një shtetase emri së cilës nuk jepet. Si pasojë e këtij karamboli të rëndë janë dëmtuar dy femrat që gjendeshin në autoveturën tip "Fiat", vetë drejtuesja, si dhe shoqja e saj pasagjere, të cilat u dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.