E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vrasë, arrestohet 17-vjeçari

Sipas njoftimeve zyrtare të policisë, pas një periudhe prej më shumë se 2 muajsh shpallje në kërkim, pardje, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.6 arritën të kapin të miturin A.K 17 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Prangosja e tij u krye pasi më datë 27 prill të vitit 2009, është shpallur në kërkim, për veprat penale të vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal. A.K dyshohet se më datë 26 prill 2009, ka tentuar të vrasë më armë zjarri në ish-Kombinatin Tekstil Tiranë, një shtetas pas një zënke për motive banale. Në atë ngjarje edhe pse policia ka mbërritur urgjentisht në vendngjarje, 17-vjeçari ka mundur të shpëtojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›