E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset kamerieri i plagosur në lokalin "Kalipsos"

rangoset njëri prej kamerierëve të plagosur në ngjarjen e dy ditëve më parë në lokal "Kalipsos" të Durrësit. Pas gjetjes së provave, se 17-vjeçari Sidni Rustani është përfshirë në shkëmbimin e zjarrit, ka bërë që ndonëse është ende në spital nën trajtim mjekësor, të merret masa ndaj tij. Kujtojmë se Rustani u plagos gjatë konfliktit të armatosur mes të afërmit të tij dhe një emigranti tjetër. Sqarimi i rrethanave të tjera të ngjarjes që ndodhi në ambientet e lokal "Kalipsos" në plazh, zbardhi rolin e të riut Rustani në ngjarje. Ai është nipi i Eduart Metës, personit që është shpallur në kërkim nga policia. Gjatë sherrit mes tij dhe Leonard Lushës, 32 vjeç janë përfshirë dhe disa persona të tjerë që ndodheshin në lokal gjë që ka nxitur kamarierin 17-vjeçar të dalë në mbrojtje të Metës. Gëzhojat e gjetura të pistoletës në lokal dëshmuan se ishin nxjerrë nga armë të ndryshme, për shkak të kalibrit të tyre. Këto dhe deklarimet e personave dëshmitarë në vendin e ngjarjes treguan se Sidni Rustani, nipi i Metës ka qëlluar me armë zjarri të tipit pistoletë, për motive të dobëta, në drejtim të disa personave të përfshirë në konflikt. Burimet spitalore bënë të ditur se ai vazhdon të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ruhet me policë. Ndaj tij janë ngritur akuzat e "vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtje pa leje". Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për kapjen e Eduart Metës, i cili arriti të largohet nga vendi i ngjarjes dy net më parë pas të shtënave me armë në lokal mes tij dhe Lushës, pasojë e një sherri të nisur disa vite më parë kur të dy ishin emigrantë në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›