E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet autobusi, s’ka pasagjerë të lënduar

Asnjë pasagjer i autobusit të aksidentuar në autostradën Tiranë- Durrës nuk është lënduar. Nga hetimet e para rezultoi se autobusi me pasagjerë kishte rrëshqitur si pasojë e reshjeve dhe ishte përplasur me 4 trafik ndarëse. Bllokohet 30 minuta lëvizja e automjeteve. 

TIRANE- Një autobus me pasagjerë i linjës Tiranë- Durrës është aksidentuar sot në mëngjes në autostradë, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Aksidenti ndodhi rreth orës 09.30 minuta pranë mbikalimit në Sukth. Autobusi me pasagjerë me targa TR 4863N po udhëtonte nga Tirana në Durrës.

Sipas policisë, e cila ka mbërritur në vendngjarje menjëherë pas aksidentit, konstatoi se autobusi kishte rrëshqitur si pasojë e reshjeve dhe më pas është përplasur me 4 trafik ndarëset që ndodhen në mes të autostradës.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur rreth orës 09.30 minuta është bllokuar lëvizja e automjeteve në krahun Tiranë Durrës.
Policia po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të aksidentit si dhe ndihmoi per te kthyer ne normalitet lëvizjen e automjeteve, e cila u bllokua për 30 minuta.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›