Kuvend, Bumci: Opozita s’ka ide për reformat
Sot në seancën e radhës parlamentare, socialistët akuzuan qeverinë për një numër nismasht e gabuara që lidhen me reformat ne vend. Në përgjigje të tyre foli, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi.
TIRANË- Kuvendi nisi sot paradite seancën plenare të radhës me debatin e lirë parlamentar. Në 60 minuta të lira po diskutohet për çështje jashtë rendit të ditës, që lidhen me problematika nga aktualiteti. Deputetët socialistë akuzuan qeverinë për një numër nismash te gabuara që lidhen me reformën në drejtësi dhe në fusha të tjera. Në përgjigje të tyre foli, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi. Ai deklaroi se "opozitës i mungojnë alternativat për reformat në vend". "Opozita shqiptare është një shkretëtirë idesh dhe nuk ka asnjë alternativë. Ajo nuk ka sjellë asnjë debat, pasi debatin e zhvillon vetëm fshatrave në dialogun me Shqipërinë, ku flet vetëm kryetari i saj dhe askush tjetër. Por, debati për çështje të rëndësishme duhet të bëhet në sallën e Kuvendit", tha deputeti .
Ndërkohë, axhenda e punimeve të seancës së sotme përfshin diskutimin e disa p/ligjeve si ai “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë për lehtësimin e lëshimit të vizave", “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar”, "'Për dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Afganistan, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”.
(d.b/BalkanWeb)