E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi mbron institucionet e pavarura

Kreu i shtetit prezantoi sot Kryetaren e re të Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj. Në fjalën e tij të prezantimit të kryetares së re të kësaj gjykate, Topi i mëshoi edhe njëherë pavarësisë së institucioneve të pavarura 

TIRANE-Presidenti Bamir Topi hidhet sërish në mbrojtje të institucioneve të pavarura. Ai dha sot gjithashtu edhe sugjerime për paketën e pr/ligjeve për Reformën në Drejtësi.
Kreu i shtetit mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të Kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj. Konflikti qe nisi më pak se një muaj më parë për cështjen “Fazllic” mes qeverisë dhe prokurorisë e ka shtyrë Presidentin të japë herë pas herë mesazhe rreth institucioneve të pavarura në vend. Edhe sot në fjalën e tij të prezantimit të kryetares së re të kësaj gjykate, kreu i shtetit i mëshoi edhe njëherë pavarësisë së institucioneve të pavarura. Duke iu referuar kësaj teme ai kërkoi vecanërisht pavarësinë e gjyqësorit që sipas tij përbën edhe themelet e demokracisë së një shteti. Topi vazhdoi mendimin se institucionet e pavarura duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Gjyqësori sipas tij duhet të zbatojë korrektësisht ligjin. “Bazohem në në binomin integritet e profesion”, theksoi Topi lidhur me këtë.

Lidhur me paketën e projektligjeve për reformën në drejtësi që po përgatiten nga qeveria, Presidenti propozoi diskutim të gjerë. Kjo paketë kohët e fundit është kritikuar ashpër edhe nga PS. Socialistët e kanë quajtur paketën, dhunuese të Kushtetutës pasi me të kryeministri Berisha po përpiqet të uzurpojë drejtësinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›