E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet emigranti, rëndë në spital

04/09/2009  Sapo kishte mbërritur për pushime

Devoll- Emigranti 23-vjeçari, Andrea Ahmeti nga qyteti i Pogradecit, ndërsa udhëtonte me linjën e autobusëve të udhëtarëve nga qyteti i Selanikut të Greqisë në drejtim të qytetit të Korçës, ka mbetur i plagosur rëndë nga një aksident automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Bilishtit. Pikërisht në këtë vend, ndërsa ai ka dashur të ndihmojë një të moshuar me të cilin kishte udhëtuar, ku këtij të fundit do t’i jepte ndihmë për bagazhet, në kohën që po kthehej sërish te autobusi i tij për të vijuar rrugën në drejtim të Korçës, është goditur nga një mjet me targa të Korçës. Ai fillimisht është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit të Korçës, ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por më pas është parë e nevojshme që i plagosuri të transferohej në spitalin e qytetit të Kosturit në Greqi për një ndihmë më të specializuar, pasi gjendja shëndetësore e Andrea Ahmetit paraqitej tepër e rënduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›