E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet familja shqiptare në Greqi, dy të vdekura

Dy shqiptare, nënë e bijë kanë mbetur të vdekura në një aksident të ndodhur në Greqi, pasi makina më të cilën udhëtonin përfundoi në det. Ngjarja ndodhi në një ishull grek, ku familja shqiptare ishte emigrante prej disa vitesh.

Sipas medias greke, viktimat janë nënë e bijë, Alina dhe Angjela Aliaj, 40 dhe 18-vjeç. Makina, sipas agjensisë Anna, drejtohej nga djali i familjes, një 16-vjeçar, i cili ka shpëtuar për fat nga aksidenti. Nëna dhe motra e tij janë mbytur pas rënies së makinës në det, pasi nuk kanë mundur të dalin dot në kohë.

Hetimet paraprake, dëshmojnë se djali nuk kishte patentë për drejtimin e automjetit, ndërkohë që si pistë tjetër për aksidentin tragjik po hetohet edhe moti i keq që ka mbajtur së fundi edhe në shtetin grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›