E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet fëmija 9 vjeç, në gjendje të rëndë për jetën

Një fëmijë është përfshirë në një aksident një natë më parë në Elbasan, duke përfunduar në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime të policisë rrugore bënë të ditur se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Bradashesh, një person duke drejtuar mjetin Benz me targa EL3177C, ka aksidentuar një vajzë 9-vjeçare me inicialet F.XH., me banim në fshatin Bradashesh. Sipas policisë, vajza ishte në këmbë dhe nuk janë përcaktuar ende rrethanat e aksidentit. Fëmija ka pësuar dëmtime të rënda dhe për pasojë është transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se pas disa orë mjekime dhe diagnoze të rezervuar, ajo është konsideruar jashtë rrezikut për jetën. Ndaj drejtuesit të mjetit ka filluar çështja penale për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›