E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet ish trajneri i kombëtares Medin Zhega

Legjenda e futbollit shqiptar Medin Zhega mësohet se është aksidentuar rëndë në Kanada. Zhega i cili kishte udhëtuar për një vizitë private në këtë shtet, është rrëzuar duke bërë dush në shtëpinë e një të afërmi të tij.

Ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit tonë përfaqësues ka rënë dhe është goditur në pjesën e pasme të kokës dhe ka mbetur pa ndjenja dhe është nisur drejt e në spitalin civil të Torontos.
 

Aksidenti ka rezultuar shumë i rëndë pasi ekzaminimet kanë konfirmuar një dëmtim të rëndë të shtyllës kurrizore dhe gjëndja e tij shëndetësore është tepër e rëndë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›