E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riise dëshiron të mbetet te Roma

John Arne Riise ka deklaruar se ai është i përkushtuar ndaj klubit të Romës dhe se dëshiron të vazhdojë të luajë edhe më tej në kryeqytetin italian.

Mbrojtësi është lidhur me një rikthim në Premier Ligën, përfshirë edhe ish-klubin e tij Liverpool. Por norvegjezi ka reaguar për të mohuar gjithçka.

“Sigurisht do të qëndroj te Roma edhe për një vit tjetër dhe, me agjentin tim, kemi vendosur të presim pronarët e rinj të rehatohet dhe të diskutojnë rinovimin e kontratës”, ka shkruar Riise në faqen e tij të internetit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›