E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti, kampion i Kosovës

Nga Express më 30 maj 2011 në ora 11:47

Klubi i hendbollit Kastrioti është kampion i ri i Kosovës në hendboll. Ferizajasit ia dolën ta mbrojnë me sukses këtë trofe, të cilin e fitonin edhe një vit më parë.

Kastriotit i mjaftoi fitorja në shtëpi ndaj Trepçës, për ta siguruar epitetin e më të mirit. Ndërkohë, Besa Famiglia, e cila ishte bindshëm më e mirë se Kosova, në javën e fundit, e përfundoi kampionatin me pikë të njëjta me ‘Ujqit’.

Vjosa e mposhti Vëllaznimin, por kjo fitore nuk çon peshë për këtë ekip, i cili ka rënë më herët nga Superliga. Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës do të luhet më vonë.

Superliga – java e 28-të

Rezultatet
Vjosa – Vëllaznimi 34:28
Besa Famiglia – Kosova 40:26
Kastrioti – Trepça 35:27
Drenica – Prishtina nuk u zhvillua

TabelaNd.Pi.
1. Kastrioti2851
2. Besa Famiglia2851
3. Prishtina2738
4. Vëllaznimi2825
5. Kosova2820
6. Trepça2816
7. Drenica2711
8. Vjosa287

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›