E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet makina, vdesin i mituri e adoleshenti

 

TEPELENE – Një aksident i rëndë ku humbi jetën një i mitur dhe një adoleshent ndodhi dje në rrethin e Tepelenës. Burime pranë policisë së këtij rrethi bënë të ditur se, aksidenti ku mbeti i vdekur Egli Mahmutaj, 8 vjeç dhe Xhevahir Dobrai, 17 vjeç të dy nga fshati Iliras i Tepelënës u shënua në orët e vona të pasdites në aksin rrugor Tepelenë-Kras pranë fshatit Mogila. Të njëjta burime pohuan se, automjeti tip “Benz” model 240 me targa TP 1376 B ka qenë duke udhëtuar në këtë rrugë rurale tepër të amortizuar kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë në pjesën e poshtme të saj, në një terren të pjerrët. Në momentin e aksidentit përveç viktimave në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë në moshë të mitur të cilët kanë marrë plagë të lehta pa rrezik për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu të Tepelenës. Me makina të rastit ata kanë nisur të lënduarit drejt spitalit të qytetit, por përplasja ka rezultuar fatale për Dobrain dhe Mahmutajn, të cilët kishin ndërruar jetë në momentin e aksidentit. Një grup hetimor nisi punën për zbardhjen e shkaqeve që e kanë nxjerrë automjetin jashtë rruge, ndërsa mësohet se në momentin e aksidentit drejtues i tij ka qenë 17-vjeçari Dobrai.                                  p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›