Digjet ish-pularia e "Kamberit", rrezikohet edhe pylli i Sodës
Zjarri i rënë në një kompleks pularie në Vlorë, ish-pronë e firmës piramidale "Kamberi", shkrumbon plotësisht dy kapanone të saj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Flakët që përpinë 2 prej 6 kapanoneve që përbënin kompleksin ka rrezikuar seriozisht edhe ndezjen e pyllit të Sodës dhe të rreth 15 banesave aty pranë. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve ai është vënë nën kontroll, por pasi kishte shkatërruar plotësisht gjithë aparaturat tepër të kushtueshme të kapanoneve të djegura. Sipas hetimeve të para mendohet, se zjarri ka qenë aksidental, ndërsa punonjësit mund të kenë dashur të djegin mbeturina në pjesën e jashtme të kompleksit.
Shenjat e para të zjarrit u shfaqën rreth orës 11:00, në oborrin e ish-pularisë "Kamberi" në afërsi të Lagunës së Nartës, e cila pas rënies së firmave piramidale është blerë nga një firmë private. Brenda një kohe të shkurtër ajo do të riniste aktivitetin, por dëmet e djeshme janë të konsiderueshme. Era e fortë favorizoi flakët, të cilat përfshinë menjëherë komplet kapanonet e kompleksit. Punonjësit e paktë të kompleksit kanë lajmëruar policinë dhe pas rreth 30 minutash në vendngjarje ka mbërritur një mjet i zjarrfikësve të Vlorës. Zjarrfikësja e vetme nuk ka mundur t'i "nënshtrojë" flakët dhe vetëm pas mbërritjes së një të dyte ato janë vënë nën kontroll, ndërsa rreth 2 orë pas fillimit të tij ai është shuar plotësisht. Të angazhuar në fikjen e zjarrit kanë qenë edhe punonjësit e kompleksit, të cilët me anë të mjeteve rrethanore kanë penguar kalimin e flakëve përtej murit rrethues dhe depërtimin e tij në pyllin e Sodës. Pas fikjes së zjarrit ka filluar menjëherë evidentimi i dëmeve të shkaktuara. Sipas burimeve pranë vendngjarjes zjarri ka shkrumbuar plotësisht dy kapanone të ish-pularisë, brenda të cilave gjendeshin pajisje të teknologjisë moderne të prodhuara vitet e fundit. Burimet pohuan se të dyja godinat dhe pajisjet janë shkatërruar dhe djegur plotësisht. Sipas një llogaritje paraprake, vlera e dëmit të shkaktuar arrin në rreth 100 milionë lekë. Ndërkohë që një grup pune po punon për nxjerrjen e dëmit real, ndërsa nga ana e Prokurorisë së Vlorës kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shkaktarëve të rënies së zjarrit.