E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri shkrumbon 5 mijë ullinj

 

SARANDE - Rreth 5 mijë rrënjë ullinj janë shkrumbuar plotësisht nga një zjarr i rënë në komunat Livadhja e Dhivër të Sarandës. Zjarri i shënuar paraditen e së mërkurës ka vazhduar deri në orët e pasdites së djeshme. Përveç zjarrfikësve, në vendngjarje është gjendur edhe një helikopter, i ardhur nga Tirana, i cili për 8 orë me radhë ka hedhur sasi të pallogaritshme uji mbi flakë, aksion që ka vazhduar edhe dje. Sipas shefit të repartit të zjarrfikësve në Sarandë, Rakip Muzhai, nga ky zjarr, i cili është i shpërndarë në dhjetëra vatra, janë shkrumbuar rreth 5000 rrënjë ullinj dhe një sasi e pallogaritshme pemësh frutore. Ndërkohë që sipërfaqja e shkrumbuar shkon deri në 66 ha. Sipas burimeve, zjarri i dy ditëve të fundit në rrethin e Sarandës ka shkaktuar më shumë dëme sesa ato që u regjistruan nga 74 zjarret e korrik-gushtit në këtë rreth.                           sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›