E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndihmoi shumëtëkërkuarin, përfundon në pranga vetë

11/03/2005  I sekuestrohet makina, fishekë dhe celulari

SHKODËR – Një shtetas është ndaluar gjatë ditës së djeshme, pasi ka ndihmuar në fshehjen e një të shumëkërkuari për vrasje. Sipas burimeve zyrtare të policisë dje është marrë masë ndalimi për shtetasin Dorian Shehu. Kanë qenë forcat e policisë së Shkodrës, të cilët në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Dorian Shehu, ku dyshohej se mund të ishte fshehur Kujtim Barbullushi, që është person i shpallur në kërkim për vrasjen e Bardhyl Shegës. Burimet nga policia bëjnë të ditur se banesa e Shehut kishte shërbyer si strehë e personit të shumë kërkuar Kujtim Barbullushi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, është bërë e mundur gjetja dhe bllokimi me cilësinë e provës materiale i një automjeti tip Mitsubishi, me targë të Krujës, me të cilin dyshohet se ka lëvizur shtetasi Kujtim Barbullushi. Automjeti është bllokuar me cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme kriminalistike. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, është gjetur e bllokuar dhe një krehër me fishekë. Po ashtu, shtetasit Dorian Shehu i është sekuestruar dhe telefoni cellular, përmes të cilit rezulton se është lidhur me të shumëkërkuarin Kujtim Barbullushi, me qëllim strehimin e tij. Shtetasi Dorian Shehu ka lidhje familjare me personin tjetër të shumëkërkuar për vrasje Bardhyl Shega. Mbi këtë bazë, ndaj shtetasit Dorian Shehu është marrë masa e ndalimit dhe materialet proceduriale në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë rrethit Shkodër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›