Rrëshqet dheu, 3 familje në qiell të hapur
11/03/2005 Në rrezik edhe banesat e tjera të fshatit Ujështrez
MIRDITË - Rrëshqitjet e dheut po rrezikojnë seriozisht jetën dhe pronën e banorëve të fshatit Ujështrez në rrethin e Mirditës. Reshjet e ditëve të fundit, përveç problemeve me rrugët ndërlidhëse, kanë bërë krejtësisht të pabanueshme edhe tre banesa në këtë fshat, duke detyruar familjarët të lënë shtëpitë e tyre për t'u strehuar te të afërmit apo në godinën e shkollës së fshatit. Sipas kryetarit të Komunës, Nok Mrruku, dy prej familjeve të lartëpërmendura janë strehuar te të afërmit e tyre në qytetin e Rrëshenit, ndërsa familja e tretë ka gjetur strehë në ambientet e shkollës. Por problemi më shqetësues është fakti se për familjet e lartëpërmendura fondi i Komunës nuk mund të ofrojë asnjë ndihmë dhe aktualisht ato kanë mbetur në mëshirën e fatit. Për këtë arsye, drejtuesit lokal kanë apeluar që në këtë situatë emergjence të ndërhyjë qeveria me fondet dhe ndihmën e saj, si e vetmja mundësi për t’i dhënë një zgjidhje qoftë edhe të përkohshme familjeve të mbetura në qiell të hapur. Ndërkaq tepër të rrezikuara nga rrëshqitja e tokës janë edhe banesat e tjera të fshatit Ujështrez, i cili, në këtë mënyrë, sipas banorëve, ka regjistruar rrëshqitjet e para të tokës gjatë gjithë historisë së ekzistencës së tij. Sipas kreut të komunës, toka, si pasojë e prerjes pa kriter të pemëve, ka filluar të rrëshqasë në të gjithë sipërfaqen ku janë ndërtuar shtëpitë e fshatit dhe rreziku i shembjes është prezent në çdo moment të ditë-natës. Sakaq, situatë e rënduar si pasojë e rrëshqitjes së tokës paraqitet edhe në akset nacionale rrugore. Sipas kryetarit të komunës Kthellë të rrethit Mirditë, rruga nacionale Rrëshen–Kurbnesh është e pakalueshme, pasi në fshatin Përlat-Qendër ka patur rrëshqitje të mëdha dheu dhe për pasojë është bërë e pamundur kalimi në rrugë. Ndërsa një pjesë e këtij segmenti rrugor, që kalon në fshatin Perlat, është shembur pothuajse e tëra.