E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet me traktor humbet jeten beratasi

Aksidentet Ne Fier dy te lenduar ne nje perplasje automjetesh

Aksidentohet duke punuar me traktor gjen vdekjen nje 40-vjecar nga nje fshat i rrethit te Beratit. Tomor Kaja 40 vjec banor i fshatit Koritez ne Komunen Lumas ka humbur jeten rreth ores 1600 te pasdites se te dieles ndersa ndodhej duke punuar token. Burime prane organit blu ne qytetin e Beratit bejne me dije se nga hetimet e para eshte mesuar se Kaja ka qene duke punuar token e tij me nje mjet tip traktor ne kohen qe mjeti eshte permbysur duke e zene ata poshte dhe shkaktuar vdekjen e menjehershme. Sipas eksperteve te policise ka qene terreni i thyer malor qe ka ndikuar ne shkakun e ketij aksidenti te rende per babane e tre femijeve. Kane qene bashkefshataret e tjere te cilet sapo kane pare mjetin e permbysur kane dashur ti vijne ne ndihme por gjithcka ka qene e kote pasi 40-vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme. Nderkohe mbremjen vone te se shtunes nje aksident i rende rrugor ka ndodhur neunazen e qytetit te Fierit ne rrugen e njohur me emrin Skenderbeu. Ne ngjarjen rrugore kane mbetur te plagosur dy persona njeri prej te cilit ndodhetne rrezik per jeten dhe eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Aksidenti ka ndodhur si pasoje e perplasjes se nje motociklete me nje automjet ende te paidentifikuar nga policia e Fierit. Kjo e fundit eshte vene nekerkim te makines qe shkaktoi aksidentin dhe te drejtuesit te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›