E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit lihen te lire pese te dyshuarit

Grupi hetimor tha se atyre nuk iu vertetua perfshirja ne krim

Zbardhen emrat e pese te dyshuarve per vrasjen e taksistit Urim Begu me 14 tetor por atyre nuk u eshte vertetuar perfshirja ne krim. Ata u shpallen ne kerkim me 29 tetor por gjate nje jave policia e kryeqytetit ka mundur ti gjeje dhe ti shoqeroje per ti marre ne pyetje. Megjithate dyshimet per ta dhe mekanizmi qe mendohej se ishte kryer prej tyre eshte nje piste qe eshte hedhur poshte nga grupi hetimor.

Vrasja e taksistit Urim Begu qe mendohet se ka ardhur per grabitje por qe nuk perjashtohen edhe pista te tjera per motive te dobeta po mbush muajin dhe ende nuk eshte zbardhur. Grupi hetimor i policise se Kavajes qe po heton bashke me Drejtorine e Policise se Fierit pasi ngjarja eshte bashkuar edhe me vrasjen e rojes se karburantit Petraq Mihali sepse eshte vertetuar se jane kryer nga e njejta arme ka ngritur nje sere pistash hetimore por deri tani nuk ka sjelle dokumentimin e plote te ketij krimi te dyfishte. Ne keto kushte 15 dite pas ngjarjes duke u konsultuar edhe me Drejtorine e Policise se Tiranes drejtuesit e grupit hetimor ne Kavaje identifikuan pese persona te dyshuar per kryerjen e vrasjes se taksistit dhe rojes se karburantit duke i shpallur ne kerkim. Keshtu me 29 tetor u shpallen ne kerkim policor dy vellezer nga Kukesi perkatesisht Kasem dhe Artan Kaboci te moshes 28 dhe 23 vjec te cilet ishin me banim ne Lushnje. Bashke me ta u shpallen ne kerkim edhe dy lushnjare te tjere Ermal Buzi 19 vjec dhe Erind Cekrezi 21 vjec. Por vec ketyre te katerteve pavaresisht se nuk eshte publikuar ndonjehere policia shoqeroi edhe nje te peste per kete ngjarje i cili rezulton te jete 41-vjecari Ajet Kaloshi lindur ne Diber dhe banues ne Tirane.

Shoqerimi i tyre eshte bere ne dite te ndryshme te kesaj jave ku eshte kerkuar ndihma e Komisariatit te Policise se Lushnjes si dhe policise se Tiranes. Madje sipas te dhenave dy prej te shoqeruarve kishin lidhje te ndryshme me taksistin e vrare. Ne keto kushte policia i ka marre ne pyetje te peste persona ne lidhje me dyshimet e grupit hetimor per implikim te tyre ne kete ngjarje te rende kriminale por edhe per informacion qe mund te kene mbi kete krim. Ata kane dhene deklaratat e tyre per oficerin e policise gjyqesore por ne perfundim duke u konsultuar edhe me prokurorin eshte vendosur lirimi i tyre pasi sic shpjegojne burime te besueshme prane grupit hetimor ata kane arritur te vertetojne se nuk kane kryer nje veper te tille penale. Policia tha se ndaj tyre nuk ka te ngritur asnje akuze per veper penale pasi kane rezultuar te paster dhe aktualisht po punohet per identifikimin dhe kapjen e personave qe kane ekzekutuar taksistin Begu dhe rojen e karburantit Petraq Mihali i cili mendohet se u vra vetem se ka dalluar vrasesit te cilet leviznin me taksine e grabitur dhe qe kishin mbetur pa karburant.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›