E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga lartesia vdes punetori

Shkoder Policia heton shkaqet e aksidentit

Nje 23-vjecar nga Shkodra punetor ndertimi ka vdekur aksidentalisht pasi ka rene nga kati i peste i nje pallati. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 1030 min te se dieles teksa viktima Viktor Luka nga Shkodra po punonte ne nje ndertese ne ndertim e siper ne qender te qytetit te Shkodres prane teatrit Migjeni. Shoket e viktimes qe kane qene dhe deshmitare okulare te ngjarjes kane rrefyer se 23-vjecari ishte duke punuar ne nje apartament qe ndodhej ne katin e peste kur ne nje moment pakujdesie ka rene nga lartesia. Me gjithe ndihmen e pare te dhene nga shoket e tij duke e derguar menjehere ne spitalin rajonal te Shkodres viktima nuk ka mundur te shpetoje. Sipas bluzave te bardha ai kishte pesuar hematoma te medha kryesisht ne pjesen e kokes cka kane shkaktuar dhe vdekjen e te riut. Nderkohe policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes sapo eshte njoftuar. Uniformat blu kane marre ne pyetje shoket e viktimes dhe drejtuesit e punimeve te objektit per te mesuar me shume ne lidhje me shkaqet e ngjarjes. Burime nga policia bejne te ditur se pas hetimeve te para dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Nderkohe hetimet e policise vazhdojne per te percaktuar nese ngjarja ka ndodhur per shkak te pakujdesise se treguar nga viktima apo nga mungesa e kushteve teknike ne pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›