Tre ne pranga per flori dhe droge
Fier
Tre te rinj vlonjate jane vene ne prangat e policise se Fierit pasi akuzohen se jane autore te vjedhjes se dy argjendarive ne qytetin eFierit. Nderkohe gjate kontrollit te tyre jane gjetur si prove materiale edhe 264 g lende narkotike kanabis sativa dhe disa fisheke pistolete. Sipas burime zyrtare te policise te ndaluarit jane B.Sulaj V.B te dy 17-vjecar dhe Arben Sulaj 20 vjec. Ka qene nje pune disamujore e strukturave te policise qe ka bere te mundur dokumentimin e plote ligjor dhe identifikimin e tre autoreve te disa vjedhjeve te shenuara kete vit ne Fier.