E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet me vdekje i moshuari

Një 71-vjeçar humbi jetën paraditen e djeshme, kur u përplas nga një betoniere në periferi të Tiranës. Burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 10.20 të ditës së djeshme, pranë ish-NISH Tulla nr. 3, në periferi të Tiranës, kur një betoniere me targa TR 5210 I, e drejtuar nga 26-vjeçari Lirim Hida, u përplas me një motor me targa TR 506, i drejtuar nga shtetasi Teme Lamaj. Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme 71-vjeçari Lamaj. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›