E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset tregtari pas konfliktit për kasetat

Një tregtar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë, pasi është sulmuar nga dy persona që hiqeshin si të fortë te rruga ngjitur me Burgun 313 në Tiranë. Fillimisht, Arben Dybeku, 46 vjeç, është ofenduar nga autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët më pas i kanë hedhur përtokë kasetat dhe CD-të që shiste për të nxjerrë bukën e gojës. Kjo e ka nervozuar tregtarin, i cili më pas është konfliktuar me të panjohurit, që nuk ia kanë përtuar për të nxjerrë një thikë dhe për ta goditur, duke i shkaktuar plagosje të rëndë. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se lidhur me këtë ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i Elez Zylfi Dafkut, 44 vjeç, lindur në Kukës dhe banues te Bregu i Lumit në Tiranë. Sipas uniformave blu, arrestimi i tij u bë pasi në orën 11.00 të së mërkurës, në rrugën "Jordan Misja", pranë Burgut 313, në bashkëpunim me Zef Doçin, 25 vjeç, banues në fshatin Çekrezë kanë goditur me sende të forta dhe thikë, në pjesën e barkut Arben Dybekun, banues në rrugën "Haxhi Hysen Dalliu".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›