E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, i vë zjarrin komunës

Një person në depresion të rëndë i ka vënë flakën Komunës Kërrabë në Tiranë, por fatmirësisht zyrtarët kanë mundur të shuajnë flakët në një kohë të shpejtë. Burimet policore bënë të ditur se nga seksioni i shkatërrimit të pronës u bë arrestimi i shtetasit Zydi Alimadhi, 32 vjeç, banues në Kërrabë, me arsim 8 klasë, i pa dënuar. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në orën 14.00, në kushte depresioni ka hedhur lëndë djegëse në ambientet e Komunës Kërrabë. Por, pas ndërhyrjes së punonjësve, zjarri është fikur. Policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "shkatërrimit të pronës me zjarr".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›