E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tmerron banorët me breshëri arme

Merr kallashin dhe del e qëllon në ajër duke terrorizuar banorët. Kështu ka vepruar një 25-vjeçar në Tiranë, i cili është arrestuar nga forcat e policisë. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë se forcat e Komisariatit Nr. 4 arrestuan Luan Maçin, lindur në Has dhe banues në rrugën "Besa". Arrestimi i tij u bë, pasi në orët e para të mëngjesit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në rrugën "Halil Bega", ku po lëvizte me një armë zjarri tip "Kallashnikov". Policia tha se njoftimi për këtë person ishte dhënë nga banorët e tmerruar, të cilët kishin deklaruar se ai kishte qëlluar disa herë në ajër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›