E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: 9.8 vite burg pengmarrësit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me nëntë vjet e tetë muaj burg një pengmarrës. Sabah Shkoza akuzohet se ka rrëmbyer shtetasin Ylli Seferi dhe e ka mbajtur peng tri ditë. vendimi është dhënë dje, sipas të cilit i pandehuri u ka kërkuar familjarëve të Seferit shumën prej 100 mijë lekësh. Sipas vendimit, Ylli Seferi në datë 7 shtator 2008 rreth orës 20:30, pasi ka përcjellë në shtëpi dy punëtorë të lokalit ku punonte, është kthyer dhe ka parkuar automjetin e tij, "Benz" tip 240 me targa TR 6933 A, në parkimin e një lokali në periferi të Tiranës. Pa shkuar në shtëpi i ka dalë para Sabah Shkoza me një armë automatik në dorë. Më pas e ka detyruar të ecë në këmbë me duar lidhur. Të dy kanë ecur gjatë natës në këmbë nëpër pyll deri në orën 4 të mëngjesit. I pandehuri i ka kërkuar vëllait të viktimës një shumë prej 100 mijë lekësh nëse kërkonte ta shihte të vëllain gjallë. Paratë i janë dorëzuar 30 minuta më pas, ku është bërë edhe lirimi i pengut. Arrestimi ndodhi disa muaj më vonë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›