E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet ndihmesi, nen hetim mjeshtri

Elbasan- Ndihmesi bie nga catia, nis hetimi per mjeshtrin e ulluqeve. Policia e komisariatit te Elbasanit ka nisur procedimin penal per Emin Kalemi, 41vjec, me banim ne kete qytet, pasi akuzohet per vepren penale te "shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune". Mesohet se 41 vjecari ka qene duke vendosur ulluqe ne banesen e Klement T., ne fshatin Shushice, i ndihmuar nga Olsi D., 19 vjec, me banim ne lagjen "28 Nentori". Por si pasoje e lageshtires, 19 vjecari ka rreshqitur nga catia dhe ka rene nga lartesia, duke pesuar demtime ne trup dhe koke. I aksidentuari eshte derguar ne spitali kirurgjik te qytetit dhe pasi ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore, eshte derguar per sherbim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka percaktuar se shkak i aksidentit ka qene rreshqitja nga lageshtira. Per kete rast policia ka nisur hetimet per shkelje te rregullave te mbrojtjes ne pune. Ne pyetje eshte marre edhe punedhenesi i te riut, i cili ushtronte nje aktivitet privat ne menyre te pavarur dhe i paguante rroge si ndihmes 19 vjecarit. Nderkohe qe nga firmat dhe ndermarrjet e medha shkelen perdite masat e sigurimit teknik dhe mungojne ndeshkimet penale apo administrative. Ky eshte rasti i dyte brenda dy javesh, pasi nje tjeter 19 vjecar u aksidentuar ne nje firme te ndertimit te pallateve ne Elbasan.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›