"Gerdeci", akuza kerkese te dyte per mase sigurie
Tirane - Prokuroria e Pergjithshme i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes per caktimin e nje mase sigurie, ne ngarkim te tre te arrestuarve per tragjedine e Gerdecit Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli dhe Ylli Pinari. Pas refuzimit te bere nga ana e Gjykates se Larte per caktimin e mases se sigurise, organi qendror i akuzes i eshte drejtuar Shkalles se Pare. Kerkesa mesohet te jete depozituar dy dite me pare prej nje nga prokuroreve, te cilet po hetojne kete tragjedi. Sipas burimeve shkaku per caktimin e kesaj mase sigurie eshte bere menjehere pas komunikimit te akuzave se "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Organi qendror i akuzes i kerkon gjykates se shkalles se pare caktimin e nje mase sigurie shtese per veprat penale per te cilat edhe jane akuzuar me se fundmi tre te pandehurit e akuzuar per tragjedine e 15 marsit ne Gerdec. Ne saje te kesaj mase sigurie prokuroria ka te drejte te hetoje mbi tre te pandehurit plot 10 vjet, vite hetimi keto te cilat nuk i jepen me ligj sipas mases se sigurise se vendosur nga Gjykata e Tiranes, por per vepren penale te "Shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive". Disa dite me pare Gjykata e Larte ka shqyrtuar kerkesen e bere nga ana e Prokurorise se Pergjithshme per caktimin e nje mase sigurise shtese per tre te pandehurit Dritan Mixholli, drejtor teknik i punimeve ne fabrike te Gerdecit, Mihal Delijorgji, administrator i firmes "Albademil" dhe Ylli Pinari, Drejtori i Meico-s. Kolegjet penale pasi kane marre ne shqyrtim kerkesen kane shpallur moskomptencen. Sipas argumentit te kolegjit penal te pandehurit nuk jane persona me imunitet, per kete kjo ceshtjes duhet te gjykohet nga gjykata e Shkalles se Pare. Shkak i drejtimit te prokurorise ne Gjykaten e Larte ishte pikerisht nisja e hetimeve nga ana per ish Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Tre te pandehurit Pinari, Delijorgji dhe Minxholli akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme si autore te tragjedise se Gerdecit. Grupi hetimor ka nen hetim dhe dy ish-punonjesit e ministrise se Mbrojtjes, Dashnor Caushin dhe Sokol Gjecin. Ketyre te fundit nuk iu eshte komunikuar ende nje akuze, ndersa po verifikohen perfshirja e tyre mbi vendimmarrjet dhe dijenite per demontimin e municioneve ne fabriken e Gerdecit. Sipas hetimeve te pandehurit kane punesuar ne kete fabrike punetore, te cilet jo vetem qe nuk kane pasur dijeni ne lidhje me procesin e demontimit, por nga ana tjeter kane punesuar edhe femije. Gjithashtu, nje nga arsyet per te cilat keta te fundit konsiderohen si pergjegjes ne kete proces, ka te beje me faktin se keta te fundit nuk kishin krijuar kushtet e punes per demontimin e municioneve. Tragjedia e Gerdecit ka ndodhur me 15 mars te ketij vitit, ku 26 persona humben jeten dhe mbi 300 te tjere u plagosen, si pasoje e shperthimit te fabrikes.
Demontimi ne menyre artizanale, te punesuar edhe femije
Tragjedia e Gerdecit ka ndodhur ne 15 mars te ketij viti. Ora shenonte 12: 00 kur nje flake e madhe do te perfshije fabriken e me pas do te shpertheje fuqishem si nje hiroshime. Plot 124 punetore ndodheshin ne fabrike, ku 26 prej te cileve humben jeten e pjesa tjeter nuk mundi te shpetonte dot vales se shperthimit. Fuqia qe aq e madhe sa u shkaterruan te gjitha banesat afer fabrikes. Ndersa u plagosen mbi 300 persona. Demontimi ne kete fabrike kryhej nga banore te zenes se Gerdecit. Ndersa sipas deshmive te dhena prej tyre ne prokurori, per demontime ishin punesuar edhe femije te cilet vinin ne fabrike cdo fundjave te shoqeruar nga prinderit e tyre. Sipas tyre ata kryenin demontimin e fishekeve dhe predhave ne menyre artizanale, pune kjo e cila iu shpjegohej fillimisht nga disa eksperte te punesuar ne kete fabrike.