"Kredia e keqe", gjykata 11 vjet burg te pandehurve
Tirane - Mashtruan banken duke i marre 80 milion leke, Gjykata e Tiranes i ka denuar dje me11 vjet e 7 muaj shtate te pandehurit e operacionit "Kredia e keqe". Ata akuzohen se kane falsifikuar dokumentacionin e nevojshem per t'i "mbushur" mendjen bankes se leket do t'i kthehen dhe per cdo kredi kane perfituar nje perqindje te konsiderueshme. Kjo ka qene skema qe kane ndjekur ne dhjetera raste tete te arrestuarit, nje prej te cileve gjykohet i ndare nga pjesa tjeter, mes tyre dhe nje agjent i kredise. Gjykatesi i ceshtjes Bujar Krasniqi ka shpallur fajtor dhe ka denuar me 2 vjet e 400 mije leke gjobe te pandehurin Taip Cela, 21 muaj te pandehurin Arben Beriqi. Ndersa per te pandehurit Astrit Graceni, Luan Xhika, Mahmut Barziu, Selman Mici dhe Shaqir Saliu gjykata ka dhene vendimin duke i denuar secilin prej tyre me 19 muaj burg. Shtate te pandehurit do te perfitojne nje te treten e uljes se denimit pasi gjykoheshin me gjykim te shkurtuar. Nje seance me pare prokurori i ceshtjes i ka kerkuar gjykates, shpalljen fajtor se te pandehurve dhe denimin e tyre me 8 vjet burgim. Ndersa vete te pandehurit kane mohuar akuzuat e ngritura nga ana e prokurorise. Ne konkluzionet e tyre perfundimtare te pandehurit Taip Celaj dhe Astrit Graceni kane mohuar pretendimet e prokurorise. Ndersa te pandehurit e tjere kane pranuar qe kane kryer falsifikime duke treguar edhe skemen e realizmit te tyre. Nga ky proces gjyqesor eshte vecuar dosja per te pandehurin Shaqir Saliun, i cili do te gjykohet me procedim normal. Sipas akuzes ky i pandehur njihet si koka e grupit. Mendohet se ai ka organizuar dhe nxjerr te dhenat, qe perputheshin per te mashtruar, e me pas me marrjen e parave nepermjet kredive. Te pandehurit e ketij procesi rane ne pranga, me 30 janar te ketij viti ne saje te operacionit te koduar "Kredia e Keqe". Sipas hetimeve te kryera nga njesia e Task Forces ne Prokurorine e Tiranes, te pandehurit, duke bashkepunuar me njeri-tjetrin, kane kryer veprime te kunderligjshme, duke mashtruar dhe vjedhur banken, me anen e pese kredive nga 10 milione leke te vjetra secila. Sipas prokurorise, organizatori i gjithe kesaj vjedhjeje 50 milion leke te vjetra, eshte analisti i kredise prane kesaj banke, Taip Celaj, i cili kishte shpikur nje menyre te re mashtrimi. Me ndihmen e "seksereve" te tij, dyshohet se ai ka perdorur dokumente me te dhena te rreme, duke terhequr pese kredi nga 10 milione leke te vjetra. Ne kembim te kredive te perfituara, ai iu kishte premtuar kredimarresve viza per jashte shtetit. Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vjedhjes duke shperdoruar detyren", "mashtrim me shume se nje here" dhe "falsifikim dokumentesh" te kryera ne bashkepunim. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Tiranes, pas ekzaminimit te firmave te hedhura neper dokumente e sekuestruara ka rezultuar se firmat ishin te vete te pandehurve. sipas prokurorise keta te fundit ishin munduar te ndryshonin firmen e tyre ne menyre te tille qe ajo te mos ishte e njejta ne te gjitha dokumentet e firmosura. R.Caushaj
Taip Celaj, 2 vjet e 4 milion leke gjobe
Sotiraq Vito, 19 muaj burg
Mahmut Barziu, 19 muaj burg
Arben Beqiri, 21 muaj burg
Astrit Graceni, 19 muaj burg
Luan Gjika, 19 muaj burg
Selman Mici, 19 muaj burg
Taip Celaj, 2 vjet e 4 milion leke gjobe
Sotiraq Vito, 19 muaj burg
Mahmut Barziu, 19 muaj burg
Arben Beqiri, 21 muaj burg
Astrit Graceni, 19 muaj burg
Luan Gjika, 19 muaj burg
Selman Mici, 19 muaj burg