Dergohet ne Brindizi, i plagosuri nga gazi
BRINDIZI - Nje nga tre te plagosurit e fillim-javes ne Lapardha te Beratit eshte vendosur te dergohet ne vendin fqinje Itali per kurim te metejshem pasi gjendja e tij paraqitet kritike. Beqar Cani, 40-vjecar nga Lapardhaja e Beratit, i cili humbi vajzen 9 vjece, Artemisen ne tragjedine e dites se hene, ku u plagos edhe e shoqja pas shperthimit te nje autoboti me gaz. Duke pare gjendjen e tij te rende shendetesore Ministria e Shendetesise ka vendosur nisjen e tij per ne spitalin e djegieve ne Brindisi te Italise ku shpresohet te kurohet ne menyre me te specializuar. Ngjarja fatale ndodhi pak dite me pare ne fshatin Lapardha te rrethit Berat, prane nje njesie tregtare te shitjes e shperndarjes se gazit. Autocisterna me gaz te lengshem furnizonte dyqanin dhe disa pika ne kete zone per sherbime konsumi, shpertheu duke perhapur me shpejtesi flaket. A. Cena