E Diel, 1 Nëntor 2026

Grindet me vjehrren, vetehelmohet me lindan nusja 31 vjecare

Durres- Mosmarreveshjet me nenen e burrit dyshohet se kane cuar drejt veteflijimit nje 31 vjecare nga Durresi. E sapomartuar, M. K., nuk ka duruar dot me tej vjehrren e saj. Per te zgjidhur situaten ka nderhyre babai i vajzes, por konflikti eshte thelluar me tej. Ne keto rrethana, mbremjen e se enjtes, 31-vjecarja eshte gjetur ne dhomen e saj te gjumit ne agoni te plote dhe me shkume te bardhe qe i dilte nga goja. Kane qene familjaret qe i kane ardhur ne ndihme duke e derguar menjehere ne spitalin e Durresit per mjekim dhe deri dje ndodhej ne gjendje kritike per jeten. Burime te policise vendore thane se u vune ne dijeni per ngjarjen dhe nisen hetimet paraprake duke shkuar ne te dyja banesat ne qytetin e Durresit, ate te vjehrres se viktimes dhe te prinderve te saj. Burime nga spitali thane se 31 vjecarja qe ishte martuar prej pak kohesh, kishte perdorur per t'i dhene fund jetes nje helm bujqesor qe besohet te jete lindan. Ky ka qene nje nga faktoret qe e reja eshte ende ne jete, pasi ky preparat nuk eshte aq i fuqishem sa fostoksina. Burime zyrtare nga policia thane dje per gazeten "KJ" se familja e M. K., pretendon se vajza e tyre nuk trajtohej mire ne shtepine e re dhe kishte mosmarreveshje me vjehrren. Perplasjet e here pas hershme nuse-vjeherr kane sjelle edhe ngjarjen e dy diteve me pare qe per pak sa nuk ka perfunduar ne tragjedi. Hetimet per ngjarjen po i kryen prokuroria e Durresit, per te zbardhur rrethanat e vetehelmimit.

Hetimet

Hetuesit thane se behet fjale per motive banale dhe nje gjendje depresioni te nuses se re. Aktualisht pacientja ndodhet ne ambientet e Spitalit Ushtarak te Tiranes, pavioni i toksikologjise, nen terapi intensive per te kaluar rrezikun per jeten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›