Aksidentohet polici, ndiqte motoçikletën
• TIRANE - Aksidentohet polici rrugor në përpjekje për të kapur drejtuesin e një motoçiklete që nuk po iu ndalonte shërbimeve të qarkullimit rrugor.
Ngjarja ndodhi dje në mesditë, kur Florian Bega, efektiv i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, ka qenë duke ndjekur një motoçikletë në segmentin nga "Zogu i Zi" në drejtim të stacionit të trenit. Motoçikleta nuk kishte ndaluar në disa postblloqe të policisë së Tiranës, edhe pse i është kërkuar një gjë e tillë. Ka qenë ora 15:00, kur Bega kishte vënë re motorin e dyshuar dhe i ishte qepur pas me motorin e tij me targë Policia 719. Për të parakaluar një fuoristradë me targa të Tiranës, në ngjyrë të zezë, ai ka marrë krahun e djathë të rrugës. Kjo lëvizje e shpejtë nuk është kuptuar nga drejtuesi i fuoristradës që ka dashur të hapë rrugën. Nga përplasja, Bega i njohur si një nga policët më të mirë në qarkullim, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në asfalt, ndërsa motori ka vijuar rrugën për disa metra. Në pak minuta aty kanë mbërritur shumë efektivë policie, të cilët kanë nisur hetimin dhe janë vënë në ndjekje të motorit. Bega është dërguar në spital, pasi ka pasur dëmtime dhe traumë në kokë. Mjekët kanë pohuar se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por mbetej e rëndë. d.b