Nikolin Jaka: Pranoj dosjen e Prokurorisë, por jam i pafajshëm
• TIRANE - Nikolin Jaka, ish-zëvendësministri i burgosur, kërkoi dje në Gjykatën e Tiranës aplikimin e gjykimit të shkurtuar në procesin në ngarkim të tij.
Mbi shtatë të pandehurit, ish-funksionarë dhe punonjës të Ministrisë së Transporteve: Arjan Sheti, Bashkim Kamberi, Ilirjan Berzani, Isuf Ukperaj, Nikolin Jaka, Skënder Bokçiu dhe Xhevahir Muçogllava, rëndojnë akuzat: "ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "shpërdorim detyre", "korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" dhe "korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Kërkesën për aplikimin e gjykimit të shkurtuar të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre e argumentuan me faktin, se pranonin që akuzat në ngarkim të tyre të vlerësoheshin nga gjykata në bazë të dosjes që kishte sjellë për gjykim Prokuroria. Pasi dëgjoi këtë kërkesë gjykata u tërhoq për vendimin të cilin pritet ta shpallet paraditen e nesërme. Shtatë të pandehurit u prangosën në shtator të vitit të kaluar, të akuzuar për abuzime me tenderin e rrugës që do lidhte qytetin e Hasit me pikën kufitare të Qafë-Prushit. Pas përgjimeve telefonike Prokuroria vuri në pranga dhe dy persona të tjerë, hetimin për të cilët e pushoi kohë më parë për mungesë provash. fa.ma.