Zbulohet vjedhja me faturat e dritave
• Arkëtime të ulëta? KESH e ka gjetur zgjidhjen.
Mjafton të rrisësh sasinë e parave që paguajnë qytetarët dhe të ardhurat e KESH-it do të plotësojnë të gjithë detyrimet e FMN-së, Bankës Botërore, apo edhe vetë planit të qeverisë. Nuk bëhet fjalë për faturat aforfe, ato dihet që janë zgjidhje e detyruar. Këtë radhë abuzimi i KESH, është direkt, i pastër. Qytetarët e Tiranës, do të jenë habitur kur kanë parë faturat e dritave me një çmim të rritur për muajin mars. Në fakt, gjithçka është normale, pasi vendimi i Entit Rregullator të Energjisë, e bënte çmimin 12 lekë për kilovat, nga 1 marsi. Por po të lexosh faturën, shikon se energjia me 12 lekë është faturuar edhe për shkurtin. Faturat e ardhura së fundi në shkallët e pallateve, kanë të faturuar energji nga pjesa e fundit e shkurtit deri në mes, apo në fund të marsit. Gazeta siguroi disa të tilla, ku faturat tregonin se energjia e matur dhe për t’u paguar, datonte nga data 27 shkurt, deri më 17 mars. Duket e habitshme që fatura mat vetëm 20 ditë energji, por ky është një problem tjetër. Abuzimi në këtë rast është për tre ditët e shkurtit, pra datën 27, 28 dhe 29 shkurt. Në faturë, theksohet se për 300 kilovatët e parë çmimi është 7 lekë/kilovati, ndërsa për pjesën tjetër të energjisë çmimi është 12 lekë/kilovati. Këto çmime sipas ERE, duhet të hynin në fuqi më datë 1 mars. Më parë çmimi ishte 7 lekë dhe i pa ndarë në banda. Duket sikur KESH ka faturuar 300 kilovatëshin e parë me çmim të njëjtë prej 7 lekësh edhe për 3 ditët e shkurtit, dhe normalisht një familje nuk konsumon më shumë se 300 kilovat për 3 ditë, por në të vërtetë abuzimi është në tjetër llogari. Vërtet familja gjatë 3 ditëve të fundit të shkurtit ka konsumuar më pak se 300 kilovat energji dhe çmimi është i njëjtë, por këto kilovat, sikur fatura të llogaritej nga 1 marsi, do të zvogëlonin pagesën për këtë familje me çmimin e ri. Për të thënë më thjesht, mjafton të llogaritësh faturën në të dy mënyrat. Kështu një familje për 20 ditë konsumon rreth 1 mijë kilovat, atëherë mesatarisht konsumon 50 kilovat në ditë. Sipas çmimit të vjetër, nuk ka rëndësi nëse këto 50 kilovat shpenzohen ditën e parë, apo ditën e 20 të faturës, pasi çmimi ishte i njëjtë prej 7 lekësh. Kështu në rast se fatura do të llogariste 20 ditët e konsumit deri në fund të shkurtit, atëherë familja do të paguajnë për çdo kilovat 7 lekë. Në rastin e dytë, fatura ka filluar më datë 27 shkurt, pra tre ditë më parë se të fillonte çmimi i rritur. Fatura është llogaritur me çmimin e ri të ndarë në dy banda, në pjesën e parë prej 300 kilovatësh me 7 lekë dhe në pjesën tjetër, (në rastin tonë prej 700 kilovatësh) me 12 lekë. Në këtë rast, KESH ka marrë tre ditë energji edhe pse e ka llogaritur atë në bandën e parë. Llogaria është e thjeshtë. KESH nuk ka pse të faturojë energjinë e shkurtit me çmimet e marsit, edhe pse kjo është në bandën e parë. Kjo, pasi në shkurt të gjithë çmimet kanë qenë 7 lekë, ndërsa në mars vetëm 300 kilovatët e parë. Pra, tri ditët e shkurtit mund të ishin shpenzuar në mars dhe të ishin faturuar me 7 lekë në bandën e parë prej 300 kilovatësh. Në fund, qytetari do të paguante më pak para, sepse 3 ditët e konsumuara në shkurt, nuk do të faturoheshin me çmimin e marsit dhe s’do merreshin nga banda e çmimit të ri. Problemi i KESH-it është se janë faturuar edhe data nga mesi i shkurtit deri në mes të marsit, me çmimin e ri. Dhe në këtë rast abuzimi është më i pastër dhe faturuar shumë më shtrenjtë se aktualja.
Beqja: KESH po vjedh qytetarët
Partia Socialiste kërkoi dje që Enti Rregullator i Energjisë të garantojë zbatimin e përpiktë të vendimeve të tij dhe jo si deri më sot, të shtyjë afate apo të vendosë gjoba simbolike. Gjatë një konference për shtyp, nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, u shpreh se “gjatë muajit mars qytetarët shqiptarë janë vjedhur në mënyrë masive nga KESH”, pasi, sipas tij, “çmimet e reja të energjisë elektrike kanë filluar të zbatohen jo sipas vendimit të ERE-së, që nga data 1 mars, por që nga gjysma e parë e shkurtit”. Duke iu referuar faturave konkrete, Beqja u shpreh se “periudha e faturimit nuk është 30 ditë, por 36 ditë, duke rritur në mënyrë abuzive pjesën e konsumit mujor mbi 300 kilovat në muaj”. Në këtë drejtim, ai kërkoi që “Qeveria shqiptare të ndërpresë çdo lloj reforme të re të mundshme të çmimit të energjisë, nëse nuk siguron një reformim të plotë të KESH-it, përfundim sa më parë të instalimit të matësve të energjisë dhe transparencë të procesit të faturimit”. PS-ja kërkoi dje që KESH të ndërpresë grabitjen e familjeve shqiptare, ndërsa Entit Rregullator të Energjisë i kërkoi të garantojë zbatimin e përpiktë të vendimeve të tij dhe jo si deri më sot të përkëdhelë KESH-in, të shtyjë afate apo të vendosë gjoba simbolike.
ERE: Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 1 mars
Çmimet dhe tarifat për vitin 2008 kanë hyrë në fuqi më 1 mars 2008 dhe energjia e konsumuar gjatë muajit mars do të faturohet me këto çmime. Në shkurt të këtij viti Enti Rregullator i Energjisë miratoi tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët. “Për të mos pasur asnjë keqkuptim informojmë se konsumi i muajit mars, sikurse është vepruar deri më sot do të faturohet dhe paguhet në muajin pasardhës, pra në muajin prill. Këto çmime dhe tarifa mbeten në fuqi deri në 28 shkurt 2009”, thuhet në deklaratën për shtyp të ERE-së. Sipas vendimit të Entit për familjarët që konsumojnë deri 300 kwh, çmimi i energjisë nuk pëson rritje, tarifa për këtë kategori konsumatorësh do të vazhdojë të jetë 7 lekë/kwh. Pjesa tjetër që konsumojnë më shumë se 300 kwh energji, çmimi i energjisë është 12 lekë/kwh. Pra, për bandën deri në 300 kilovat rritja e çmimit është zero, ndërsa për bandën e dytë mbi 300 kwh rritja është 71.4 për qind.
KESH deklaroi: Konsumi i marsit do faturohet në prill
Faturat e muajit prill do të llogariten sipas çmimeve të reja të energjisë, edhe pse tarifat e reja të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë kanë hyrë në fuqi në muajin mars. Të pyetur nga gazeta pak kohë më parë, burime nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaruan se konsumi i muajit mars do të faturohet dhe paguhet në muajin pasardhës, pra në muajin prill. E thënë më thjesht, nëse një abonent duhet të paguajë faturën e energjisë nga 20 marsi deri më 20 prill, kjo energji e konsumuar gjatë kësaj kohe do të llogaritet sipas tarifave të reja. Ndërsa faturat nga 20 shkurti deri në 20 mars do të llogariten sipas çmimit të vjetër, që është 7 lekë/kwh, sepse në këtë faturë llogaritet konsumi i muajit shkurt. Në shkurt ERE miratoi kërkesën e KESH-it për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, por sipas Korporatës kjo rritje duhet të ishte më e lartë.