Aksidentohet rëndë policja
SHKODER - Një punonjëse e policisë së Shkodrës ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit, pasi u aksidentua rëndë dje pasdite teksa kthehej në shtëpi.
Diella Sokoli, 50 vjeçe, po udhëtonte me biçikletë, teksa është përplasur nga një makinë tip “Opel” me targë SH 3547 C. Drejtuesi i mjetit, Alban Kraja, 40 vjeç, mësohet se po udhëtonte me shpejtësi tepër të madhe, e madje në kahun e kundërt të rrugës. Punonjësja në zyrën e informacionit, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës është marrë zvarrë gati 30 metra, ndërsa ndodhet në gjendje tepër të rëndë në reanimacionin e spitalit të Shkodrës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Burime të policisë bënë të ditur se, shkak i këtij aksidenti të rëndë ka qenë shpejtësia dhe pakujdesia e 40-vjeçarit. r.d