Masivi shkëmbor bllokon rrugën
PUKE – Shembja e një shkëmbi nga faqja e pjerrët në anë të rrugës bllokon për disa orë segmentin rrugor Hadroi-Gjegjan, në rrethin e Pukës.
Mësohet se rruga u bllokua mbrëmjen e së martës, kur një masiv shkëmbor ka rënë mbi të. Firma sipërmarrëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge ka ndërhyrë në kohën më të shpejtë të mundshme, por gjatë punës për të bërë të mundur qarkullimin e lirë të mjeteve në këtë segment, pjesë e aksit që lidh Fushë-Arrëzin me Tiranën, një tjetër shembje masive ka zënë poshtë njërën prej fadromave duke rrezikuar dhe jetën e drejtuesit të saj. Pas disa orësh pune për pastrimin e rrugës, ka rifilluar qarkullimi i automjeteve. Ky aks rrugor ka shembje të vazhdueshme të skarpateve në anët e rrugës kryesisht gjatë ditëve me reshje. j.h.