E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet, vihet në pranga për armë pa leje

Sheshi "Nene Tereza" Tiranë, 31 Tetor, 11:46, NOA - Përplaset me murin rrethues të Korpusit Universitar, arrestohet për armbë pa leje. Policia e Tiranës, tha pak më parë për agjencinë NOA, se mbrëmë është kryer arrestimi në flagrancë i Fatmir Garunjas, 39 vjeç, nga Sauku, Tiranë. Prangosja e tij është bërë pasi në sheshin Nënë Tereza, Tiranë duke drejtuar automjetin tip Benz, me targa të huaja dhe në gjendje të dehur, është përplasur me murin rrethues të Korpusit të Universitet Politeknik të Tiranës. Gjatë dhënies së ndihmës nga shërbimet policore atij ju gjend dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë pistoletë tip Beret, të cilën e posedonte pa leje. Dosja për këtë ngjarje i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për akuzën e Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›