E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, Shvab: Shqipëria, eksportuese e energjisë në rajon



Kryeministri Berisha bëri një panoramë të përmbledhur të reformave ekonomike dhe ato politike gjatë takimit me themeluesin dhe presidentin e Forumit Ekonomik Boteror, Klaus Shvab. Z. Berisha vlerësoi si arritje përcaktimin nga Transparency International, që renditi Shqipërinë në vendin e dytë në botë për reformat. Sipas z. Berisha, reformat dhe vullneti i qeverisë mundësuan rritjen e qëndrueshme ekonomike, rritjen e të ardhurave me 3.2 miliardë lekë në tre vjet, uljen e taksave, modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërtimin e veprave energjitike në vend. Nga ana e tij, presidenti i Forumit Ekonomik Botëror vlerësoi transformimin e Shqipërisë në arritjet e saj ekonomike, duke u shprehur se vlerësonte vendosmërinë për të ndryshuar klimën e biznesit në vend, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në mënyrë të veçantë, z. Shvab u shpreh se admironte vendosmërinë e lidershipit të qeverisë shqiptare për të ndryshuar klimën e biznesit në vend, veçanërisht në arritjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Z. Shvab shprehu vlerësimin maksimal për faktin se në të gjitha aspektet e zhvillimit, qeveria shqiptare po adapton praktikat më të mira nga gjitha vendet. Gjithashtu, ai shprehu konsideratat për vendosmërinë e qeverisë për të bërë sa më efiçent shfrytëzimin e potencialeve të Shqipërisë, duke veçuar potencialet energjitike, me 20 miliardë kilovat/orë energji për t’u shfrytëzuar, që, pas ndërtimit të shumë hidrocentraleve, do ta kthejnë Shqipërinë në një eksportuese të energjisë në rajon dhe më gjerë. Gjatë bisedës u diskutua për klimën politike dhe impaktin e saj në ekonominë e Ballkanit, ku z. Shvab u shpreh se ka një trend pozitiv në bashkëpunimin rajonal dhe se ky trend po konsolidohet edhe më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›