E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi 10-vjeçaren te Juridiku, gjykata e lë në burg

 

TIRANE – Gjykata e kryeqytetit caktoi dje masat e sigurisë për dy drejtuesit e automjeteve, përplasja mes të cilave aksidentoi rëndë një 10-vjeçare katër ditë më parë në kryeqytet. Togat e zeza të gjykatës së kryeqytetit lanë në masën “arrest me burg” R. Valean, ndërsa “detyrim paraqitjeje” për K. Haxhiun, të dy nga 33 vjeç. Bëhet e ditur se në seancën e djeshme dy të rinjtë kanë treguar pendesë për ngjarjen e ndodhur. Avokatët mbrojtës të tyre kanë kërkuar dje masa jo të rënda sigurie. Ndërsa pasi ka dëgjuar edhe pretendimet e organit të akuzës, gjykata ka vendosur lënien në burg për Valean dhe në detyrim paraqitjeje për Haxhiun. 
Ngjarja për të cilën akuzohen dy 33-vjeçarët ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një nga kryqëzimet pranë Fakultetit Juridik në vendin ku rruga “Perlat Rexhepi” kryqëzohet me rrugën “Vaso Pasha”. Ndërsa kanë qenë duke ecur në drejtimet pingul në raport me njëri-tjetrin automjetet janë përplasur në kryqëzim. Valea ka qenë duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ndërsa Haxhiu një automjet tip “Landa Rover”. “Për pasojë të këtij aksidenti, automjeti tip ‘Benz’ dyshohet se ka bërë lëvizje të çrregullt dhe ka aksidentuar këmbësoren A.XH 10-vjeçe dhe nënën e saj Alma Xhafa, 45-vjeçe”, pohuan burime policore ditën e ngjarjes. Dy këmbësoret kanë qenë duke ecur në trotuar kur janë përplasur nga automjeti që doli nga rruga. Pas aksidentit policia bëri arrestimin në flagrancë të dy drejtuesve. Të aksidentuarat u dërguan në Spitalin Ushtarak. Për shkak të plagëve të rënda në këmbë mitura iu nënshtrua ndërhyrjeve të specializuara kirurgjikale, por pa mundur t’i rikthejë në gjendjen e mëparshme.        ar.ba 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›