E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër,azili e Shtëpia e Fëmijëve, pa kushte

 

TIRANE – Një mjek “neuropsikiatër” në Azilin e Pleqve dhe hidroizolimin e tarracës së godinës së Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër. Këto ishin rekomandimet më kryesore të Avokatit të Popullit pas inspektimeve të kryera pak ditë më parë në dy institucionet e mësipërme në qytetin e Shkodrës. Inspektimi nxori në pah disa prej problematikave të këtyre institucioneve. Në shtëpinë e të moshuarve mungonte asistenca mjekësore. Deri në dhjetor të vitit të kaluar, shërbimi mjekësor bëhej nga një mjek me kohë të pjesshme. Por pas shkurtimit të fondeve për pagesën e tij, që prej janarit, të moshuarit kanë mbetur pa shërbim mjekësor. Gjithashtu, inspektorët e Dobjanit vunë re edhe fondin e përcaktuar për blerjen e veshmbathjeve, i cili nuk ishte i mjaftueshëm. Ndër të tjera problematike u cilësua edhe mungesa në kërkesën e pranimit në azil të dokumentit “librezë shëndetësore”, pasi transferimi i librezës ka pasoja ekonomike për ta.  Në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin e Shkodrës, problematike u pa prania e lagështirës nëpër mure, në korridore, dhoma dhe mensë. Sipas AP-së edhe në Shtëpinë e Fëmijës fondi për veshmbathje ishte i pamjaftueshëm, ndërsa problem është cilësuar edhe furnizimi me ujë. Pas inspektimit dhe evidentimit të problematikeve Avokati i Popullit, Ermir Dobjani u dërgoi pas inspektimit ministrit të Punës, Viktor Gumi, drejtorit të shërbimit social shëndetësor, Mihal Naçdo dhe krerëve të institucioneve përkatëse rekomandimet për zgjidhjen e tyre.            ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›