E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi 62-vjeçaren, pranga drejtuesit të mjetit



Specialistët e seksionit të hetimit të aksidenteve arrestuan dje 23-vjeçarin Daniel Rapi Shkëmbi, 23 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i cili me automjetin e tij kishte aksidentuar një shtetase, ndërsa më pas ishte larguar menjëherë nga vendngjarja. 23-vjeçari Shkëmbi, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij tip “Benz”, me targa TR 4225 K, aksidentoi këmbësoren Beglie Shaban Spahiu, 62 vjeçe, lindur dhe banuese në Petrelë Tiranë.
E dëmtuara u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, pasi i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarës, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë Rrugore. Pas arrestimit, forcat e policisë kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan prokurorisë.

22 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›