E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi 8-vjeçaren,kapet shoferi

 

TIRANE - Në orët e vona të mbrëmjes së premte, specialistët e seksionit të Hetimit të Aksidenteve në policinë e Tiranës, arrestuan në flagrancë të dyshuarin Astrit Sina, 47 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë. "Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 18:30, në aksin rrugor të Unazës së Re, duke drejtuar automjetin tip 'Benz' me targa TR 5958 L, ka aksidentuar këmbësoren K.A., 8 vjeçe, e cila u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, Tiranë, ku edhe pas mjekimit të dhënë nuk ka mundur të jetojë", tha policia. Sipas saj, në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal. Sipas hetimeve të bëra në vendin e ngjarjes, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara nga drejtuesi i mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›