Tiiranë, policiamasa në shkolla për 2008-2009
Drejtoria e Policisë së Tiranës tha dje se bazuar në kërkesën e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qytetit dhe Qarkut Tiranë, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2008-2009, ka marrë masa të plota në drejtim të organizimit e drejtimit të shërbimeve policore. "Me synim krijimin dhe konsolidimin e një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve Polici-Shkollë-Komunitet, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike, të zhvillimit normal të procesit mësimor në shkollat e të gjitha niveleve në qytetet, komunat dhe bashkitë e Qarkut të Tiranës, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë marrë masa për garantimin e sigurimit të rendit dhe qetësisë në universitete, qendra studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve, përgjatë vitit shkollor 2008-2009", tha policia. Sipas saj janë hartuar plane konkrete, masa të cilat do të vihen në zbatim.