Tiranë, gjendet i vdekur në vendin e punës 63-vjeçari
Gjendet i vdekur në vendin e punës fare pranë banesës së tij 63-vjeçari nga Tirana.
Policia e kryeqytetit është lajmëruar dje në mëngjes, se një person i moshës 63-vjeçare kishte vdekur në ambientet ku ushtronte aktivitet privat pranë banesës së tij, në rrugën "Besa" në Tiranë. Sipas rrëfimeve të para të dëshmitarëve, viktima ndodhej i vetëvarur në ambientet e shtëpisë së tij. Shërbimet e policisë dhe efektivat e Komisariatit nr.4 janë nisur menjëherë pas lajmërimit për në vendin e ngjarjes. Hetuesit kanë kryer fillimisht veprimet procedurale duke fiksuar mënyrën si u gjet trupi i pajetë i 63-vjeçarit, e më pas kanë arritur të bëjnë edhe identifikimin e tij. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës konfirmuan dje, se i vdekuri është identifikuar me emrin Skënder Kërçuku, 63 vjeç, banues në Tiranë. Sipas hetimeve të para të zhvilluara në vendin e ngjarjes, policia beson se bëhet fjalë për një vetëvrasje të personit të moshuar për shkaqe ende të panjohura. "Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore dhe aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi i posaçëm hetimor, të cilët po punojnë për fiksimin dhe grumbullimin e provave materiale, si dhe zbardhjen tërësisht të rrethanave e motiveve të kësaj ngjarje", thanë burimet zyrtare nga policia. Sipas tyre, paraprakisht, nga grupi hetimor u konkludua se viktima e identifikuar është 63-vjeçari Skënder Kërçuku, banues në rrugën "Besa" në Tiranë. Burimet zyrtare sqaruan më tej se viktima është gjendur i vetëvarur në ambientet e punës së tij, të cilat ndodhen në afërsi të banesës. Oficerët e Policisë Gjyqësore të policisë së Tiranës, kanë lajmëruar menjëherë Prokurorinë e Tiranës, e cila nga ana e saj ka dërguar hetuesit në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak i ngjarjes të ketë qenë depresioni dhe gjendja e vështirë financiare e viktimës. Ai nuk kishte lënë ndonjë shënim, ndërsa dëshmitarët pohuan se nuk kishte mosmarrëveshje me persona të tjerë. Organet e policisë në bashkëpunim edhe me prokurorinë, mësohet se janë duke kryer marrjen e deklarimeve nga dëshmitarët e ngjarjes si dhe verifikime të tjera për të saktësuar nëse 63-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e vetëvarjes apo shkaktimit të saj nga persona të tjerë.