Aksidentoi dy këmbësorë, prangoset shoferi
Policia e Fierit ka vënë në pranga 46-vjeçarin Bektash Lamçe, nga Levani, pasi pasditen e së martës në vendin e quajtur "Çezma e Levanit", duke drejtuar automjetin e tij tip "Mercedez Benz" me targa FR 6675 C ka aksidentuar rëndë dy shtetas: 45-vjeçarin me iniciale A. M. dhe 54-vjeçarin M.C., të cilët po tentonin të kalonin në anën tjetër të rrugës. Burimet policore pohuan se dy të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku u është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Lamçe është ndaluar nën akuzën e "shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor".