E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dehuri plagos veten me thikë

Një 42-vjeçar ka shpëtuar nga vendimi fatal që kishte marrë për jetën e tij në gjendje të pirë. Pasi ka pirë me shokët, Haki Boba ka marrë një thikë dhe ka tentuar të vrasë veten, duke e ngulur pranë zemrës. Por, menjëherë është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja është regjistruar mëngjesin e djeshëm, rreth orës 02:00, në rrugën "Ferit Xhajko". Policia tha se pasi kishte pirë, ka shkuar në banesë në gjendje të dehur. Në ato momente, ai ka vendosur t‘i japë fund jetës, duke marrë thikën në kuzhinë. Familjarët e kanë vënë re aktin e kryer dhe kanë ndërhyrë për t‘i dhënë ndihmën e parë. Menjëherë ai është dërguar në spital.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›