E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktisi shërbimin ushtarak, kapet 22-vjeçari

Policia e Fierit në një aksion rutinë kanë vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim. Lorenc Dashi, 22 vjeç, banues në qytetin e Fierit është arrestuar nën akuzën e dezertimit nga ushtria, vepër për të cilën ai është dënuar në mungesë me 3 muaj burg nga Gjykata e Vlorës. 22-vjeçari kishte dezertuar një vit më parë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje për të ka nisur procedimi penal dhe gjykimi. Ka qenë Gjykata Ushtarake e Vlorës, ajo që ka dënuar 22-vjeçarin me tre muaj burg. Tashmë të riut fierak i duhet të shlyejë dënimin e dhënë në mungesë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›