Tenton të vrasë fqinjin për 20 mijë lekë borxh
Tenton të vrasë fqinjin e tij, arrestohet pas 10 ditësh kërkimesh. Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klodjan Kiptia, 29 vjeç nga Lushnja është arrestuar orët e para të mëngjesit të së mërkurës, për plagosjen me thikë të fqinjit të tij, Ardian Cërria. Arrestimi i 29-vjeçarit është bërë në banesën e tij në lagjen "Kongresi i Lushnjës". Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Lushnjës, i riu lushnjar kërkohej që nga data 11 prill e këtij viti, pasi rreth orës 23:00 të kësaj date ka tentuar të vrasë me thikë fqinjin e tij, Ardian Cërria. Sipas policisë 36-vjeçari Cerria i kishte marrë Ardianit rreth tre muaj më parë një borxh prej 20 mijë lekësh. Pas hezitimit të 35-vjeçarit për të kthyer borxhin, Klodjani i ka zënë pritë mbrëmjen e datën 11 prill në afërsi të banesës dhe tentoi ta grabisë, pasi dyshonte se ai i kishte lekët me vete.