E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi me vdekje adoleshentin italian, arrestohet në Spanjë shqiptari



IBIZA - Ka përfunduar në Ibiza të Spanjës arratia e shqiptarit Ylber Ndoi, i cili më 1 korrik në Xhenova, me një makinë të grabitur ka shtypur një djalë 17 vjeç, që udhëtonte në skuterin e tij. Ndaj shqiptarit ishte lëshuar një mandat arresti europian për vrasje, mosdhënie ndihme të shpejtë dhe largim nga vendi i aksidentit. Shqiptari Ylber Ndoi është gjetur në Spanjë nga agjentët e Policisë së Xhenovës, të cilët prej kohësh ishin në gjurmët e tij. Ndoi, i cili në Itali kishte kryer shumë krime të tjera, është bllokuar nga Policia spanjolle për një grabitje në Ibiza. Në momentin e ndalimit ka paraqitur dokumente false sikur ishte shtetas italian. Policia italiane bëri identifikimin e shqiptarit dhe ka kërkuar ekstradimin e tij në Itali.

30 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›